“Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar.” (Eqerem Çabej)
Ruaj dhe mbro gjuhën e të parëve të tu, ruaj dhe mbro kombin shqiptar se gjuha amtare është gjuha që na dallon në shumëllojshmërinë e gjuhëve se jemi shqiptarë!
Krenarë për këtë gjuhë shekullore, krenarë për gjuhën e shenjtë shqipe!

Origjina e gjuhës shqipe
Problemi i origjinës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Shqipja e ka burimin prej njërës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës trake.
Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe gjuhësore, formuar si tezë nga historianët që në shekullin XVIII. Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774.
Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine e në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Teza e origjinës ilire te shqiptarëve është mbështetur edhe nga albanologu i mirënjohur austriak Johannas Georges von Hahn në veprën e tij “Albanesische Stidien”, publikuar më 1854.
Që nga ajo kohë e deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri-tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës së shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre.
Pema e familjes së gjuhëve indoevropiane

Kënaqësi dhe krenari e pafundme na buron se gjuha jonë amtare është dokumentuar që herët! A nuk është detyrimi ynë i përhershëm qytetar ruajtja e kësaj gjuhe hyjnore?! Cilat janë dokumentet e para që tregojnë për ekzistencën e saj? Kur është dokumentuar gjuha e shkruar shqipe?
1. Dëshmia e parë e gjuhës së folur shqipe në një dokument latinisht më 1285 në Raguzë: "Audivi unam clamantem in monte in lingua albanese" (Dëgjova një zë që thërriste në mal në gjuhën shqipe).
2. Më 1308, në udhëtimin e një ithtari frëng, në përshkrimin e vendeve dhe popujve të Evropës Lindore ai shkruan: "Këtu shqiptarët e lartëpërmendur kanë një gjuhë të dalluar prej latinëve, grekërve e sllavëve; kështu që nuk merren vesh fare me popujt e tjerë."
3. Arqipeshkvi i Tivarit, Guljelm Adami më 1332 shkroi një raport
në të cilin dëshmon shkrimin e gjuhës shqipe: "Sado që shqiptarët kanë një gjuhë krejt të ndryshme nga latinishtja, prapseprapë ata kanë në përdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine."
Dokumentet e shkruara të shqipes janë:
1. Formula e pagëzimit (1462)është dokumenti i parë i shqipes së shkruar, me fjalinë: “Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit.” (Unë të pagëzoj pr'emënit Atit e t'birit t'shenjtë .)
e cila gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht më 1462 nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i i Skënderbeut
2. Fjalorthi i Arnold Ritter von Harffit, kalorësi gjerman që në vitin 1446 gjatë udhëtimit të tij qëndroi në Durrës, Ulqin e Sazan. Ai transkriptoi disa fjalë të shqipes të dëgjuara nga vendasit, duke shkruar përbri tyre përkthimin në gjuhën gjermane. Fjalorthi përfshin 26 fjalë shqipe, 8 shprehje dhe 12 numërorë të shqipes.
3. Perikopeja e Ungjillit të Pashkës është një dokument i shkruar shqip me shkronja greke, gjetur brenda një kodiku greqisht të shek. XIV. Vetë dokumenti datohet si i shekullit XVI. Ky dokumenti u gjend në Bibliotekën Ambroziane të Milano.
4. Libri i parë në gjuhën shqipe Meshari i Gjon Buzukut më 1555.
Cila është gjendja e shqipes së sotme? Cilat janë problematikat e saj?
Këmbanat e alarmit po bien... Po bien për të gjithë ne e na kërkojnë që të ruajmë e të mbrojmë gjuhën e trashëguar, po na kërkojnë që të ruajmë një shqipe që flet e mendon vërtet shqip, po na kërkojnë të ruajmë gramatikën e saj, po na kërkojnë të flasim pastër e pa fjalë të huaja se gjuha është lënduar...
Me këto këmbana alarmi bashkohet edhe zëri i rilindësve tanë, dëgjohet qartë edhe zëri i Nonda Bulkës, kur thotë: “Zot! Jepu shqiptarëve vullnet dhe logjikë që të flasin shqip, të paktën, kur janë në Shqipëri. Se, siç kanë zënë disa, shpejt a vonë do ta bëjnë atdheun babiloni gjuhësh, ku s’do ta marrë vesh qeni të zonë!”
Çfarë duhet të bëjmë ne?
1. Të respektojmë normat gramatikore të vendosura në Kongresin e Drejtshkrimit, si gjatë të folurit të përditshëm, ashtu edhe në të shkruarin e saj; të ruajmë një drejtshkrim të saktë pa gabuar në shumësin e emrave (nxënës e jo nxënësa, dentistë e jo dentista), të përdorim shkrimin me shkronjë të madhe tek emrat e përveçëm e thonjëzat tek emërtimet, të mos ndikohemi nga ligjërimi i përditshëm në dhënien e trajtave foljore (p.sh: shkrova e kam shkruar e jo shkruajta dhe kam shkruajtur; pagova e jo paguajta, ha dhe jo haj, pi dhe jo pij etj.); të përdorim saktë pronorët sipas gjinisë dhe vetës (libri im dhe jo libri tim, shoku ynë dhe jo shoku tonë, shoqja ime dhe jo shoqja time, shoku ynë dhe jo shoku jonë; detyra ime dhe jo detyra e ime).
2. Të ruajmë ndërtimin sintaksor të gjuhës shqipe e të mos ndikohemi nga sintaksa e gjuhës angleze, çdo fjali të ketë të shprehur qartë kryefjalën e pas kallëzuesit të vendosim gjymtyrët e dyta, pa u ngatërruar me rastet kur duam të ta theksojmë kryefjalën.
Ky është dëmi më i madh që i bëjmë gjuhës sonë amtare, sepse një gjuhë asimilohet, nëse preket sintaksa e saj ("Kjo është një ditë e shënuar për mua." dhe jo "Është kjo një ditë e shënuar për mua."; më thuaj e jo thuamë; çorape të leshta për fëmijë dhe jo çorape për fëmijë të leshta etj.).
STOP NDËRTIMEVE TË GABUARA SINTAKSORE!
3. Të mos përdorim huazimet që prekin leksikun e shqipes, kur ekziston gjegjësja në shqipe. Është detyra jonë që të ruajmë një gjuhë të pastër shqipe e të çojmë më tutje punën e rilindësve shqiptarë. Pse jo, edhe ne të lëmë gjurmët tona në të duke u lënë pas brezave të ardhshëm një shqipe të pastër! Nuk është aspak modernizim i gjuhës përdorimi i fjalëve të huaja, sado gjuhë të huaja të dimë.
Huazimet duhen përdorur në të gjitha ato raste kur fjala vjen së bashku me shpikjen apo dukurinë, gjë që ndodh në të gjitha gjuhët e botës duke pasuruar kështu gjuhën me fjalë të reja. Procesi i kundërt çon në zvetënimin e gjuhës sonë amtare, e varfëron leksikun e saj duke bërë të vdesë një fjalë ekzistuese e shqipes.
A e duam ne gjuhën tonë amtare? Ku gabojmë gjatë përdorimit të leksikut? Fjalët e shkruara me të kuqe nuk duhet t'i përdorim.
ëkaunt llogari
logoj hyj
lokacion vendndodhje
lançoj (në treg) hedh në treg
relaks prehje, qetësim, çlodhje
avancë paradhënie
afirmoj pohoj
apostafat enkas
okej po, në rregull, dakord
azhurnoj, azhurnim, apdeit përditësoj, përditësim
preferoj, preferencë parapëlqej, parapëlqim
- Full access to our public library
- Save favorite books
- Interact with authors
“Gjuha është sendi më i çmueshëm i një populli dhe për popullin shqiptar është i vetmi thesar.” (Eqerem Çabej)
Ruaj dhe mbro gjuhën e të parëve të tu, ruaj dhe mbro kombin shqiptar se gjuha amtare është gjuha që na dallon në shumëllojshmërinë e gjuhëve se jemi shqiptarë!
Krenarë për këtë gjuhë shekullore, krenarë për gjuhën e shenjtë shqipe!

Origjina e gjuhës shqipe
Problemi i origjinës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Shqipja e ka burimin prej njërës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës trake.
Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe gjuhësore, formuar si tezë nga historianët që në shekullin XVIII. Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij “Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker” Leipzig 1774.
Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine e në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Teza e origjinës ilire te shqiptarëve është mbështetur edhe nga albanologu i mirënjohur austriak Johannas Georges von Hahn në veprën e tij “Albanesische Stidien”, publikuar më 1854.
Që nga ajo kohë e deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri-tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës së shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre.
Pema e familjes së gjuhëve indoevropiane

- < BEGINNING
- END >
-
DOWNLOAD
-
LIKE(1)
-
COMMENT()
-
SHARE
-
SAVE
-
BUY THIS BOOK
(from $3.79+) -
BUY THIS BOOK
(from $3.79+) - DOWNLOAD
- LIKE (1)
- COMMENT ()
- SHARE
- SAVE
- Report
-
BUY
-
LIKE(1)
-
COMMENT()
-
SHARE
- Excessive Violence
- Harassment
- Offensive Pictures
- Spelling & Grammar Errors
- Unfinished
- Other Problem
COMMENTS
Click 'X' to report any negative comments. Thanks!